Categories Lajme

Kontrolle “blic” në Elbasan, shoqërohen ish-deputeti dhe miku i Shullazit…

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që po zhvillohet në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia.

Po ashtu mësohet se është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit.

Ndërkohë, Bujar Muça kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nën siglën e PDIU-në në Elbasan, ku edhe fitoi mandatin. Ai u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale duke lënë në mes mandatin.

Policia sakaq është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME