Categories Lajme

Kontrolli teknik/ Për vetëm 15 ditë janë testuar 15,167 mjete, 23% nuk e kalojnë testin

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, për vetëm 15 ditë janë testuar 15,167 mjete nga të cilat 10,063 automjete (4 deri 8+1) 1,156 autobusa, 3,179 kamiona, 617 rimorkio 120 motomjete, 32 mjete ndërtimi/punimi toke.

Referuar të dhënave, 3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve nuk e kanë kaluar kontrollin teknik.

2,607 mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave, ndërsa 667 mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u paraqitur sërish në testim pas riparimeve.
180 mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi për shkak se janë evidentuar defekte të tilla si xhama të dëmtuar, goma të tej konsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt.

Kryeministri Edi Rama publikoi këto të dhëna ndërsa apeloi drejtuesit e mjeteve të riparojnë mjetet e tyre brenda afateve ligjore si dhe të kontrollojnë atë para çdo udhëtimi.

“Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore. Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi. Kodi Rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale”, bëri të ditur kryeministri.

Kryeministri po ashtu vuri theksin te penalizimet. ”Masa, gjoba, pezullim licencash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! S’ka më “shaka” me kolaudimin. Game over”, u shpreh Rama. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME