Categories Lajme

Koraqi: Dimri do të përkeqësojë situatën e covid

Stina e dimrit pritet të përkeqësojë situatën e koronavirusit. Pandemisë pritet t’i mbivendosen virozat e stinës, duke e vënë sistemin shëndetësor para një vështirësie të pazakontë. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT, shefi i laboratorit të Epidemiologjisë, Andi Koraqi, tha se virozat e stinës në dimër do ta rëndojnë situatën.

“Periudha e dimrit do të jetë më e vështirë. Përveç Covid-it, janë edhe virozat e stinës. Ne kemi pasur gjithnjë probleme, sivjet shtohet edhe SarsCov2 dhe popullsia është e pambrojtur”, tha ai. Lidhur me shkallën e përhapjes së virusit gjatë muajve të verës, Koraqi tha se përvoja me virusin e ri ka treguar që nuk mund të jesh i saktë në parashikime.

“Nuk mund të bëjmë parashikime. Por duhet parë, sepse të gjithë do të largohen nga Tirana, do të ulen kontaktet. Por kjo mbetet për t’u parë. Ky është një virus i ri dhe është e vështirë të bëhen parashikime. Atje ku do të shkojnë, është në dorën e qytetarëve të distancohen dhe të mbrohen”, tha ai.

Koraqi tha më tej se mbyllja gjatë muajve të pranverës mbajti efektiv kapacitetin spitalor, por nëse ky i fundit rrezikohet për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja, nuk përjashtohet një mbyllje e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME