Categories Lajme

Korçë/Finalizohet operacioni i koduar “Repeat”, Vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve

Korçë/Finalizohet operacioni i koduar “Repeat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura 2 javët e fundit, në qytet.

Vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME