Categories Lajme

VIDEO\ Rendi dhe siguria gjatë sezonit turistik, prioritet i Policisë së Shtetit

Drejtuesit e Policisë së Shtetit vijojnë inspektimin e masave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në portin e Sarandën dhe në plazhin e Ksamilit.

Boshnjaku ka thekuar se Policia e Shtetit është mjaft e angazhuar dhe do të vijojë të jetë e tillë, gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim që qytetarët të pushojnë të qetë dhe të sigurtë.

“Policia e Shtetit është shumë e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik, qoftë në det dhe në tokë. Nga pjesëtarët e të dy komisariateve ka pasur dhe ka një angazhim maksimal për rend, siguri, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe për të qenë një shembull shumë pozitiv në menaxhimin e këtij sezoni. E gjithë kjo bëhet me kontributin e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke patur si synim kryesor ofrimin e sigurisë, qoftë në det dhe në tokë. Në falënderojmë të gjithë qytetarët, për angazhimin, për mirëkuptimin dhe për problematikat që ata kanë ngritur pranë institucionit të Policisë së Shtetit, dhe do të qëndrojmë çdo ditë, së bashku me ta, për të ofruar këtë rend dhe këtë siguri”, tha Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë, Saimir Boshnjaku.

“Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në det. Janë marrë të gjitha masat edhe në pikat e kalimit kufitar, në hyrje-daljet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Kemi marrë masa edhe në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, ku risi këtë vit është bashkëpunimi me Frontex-in, në të gjithë sektorin që mbulon Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë. Në pikat e kalimit kufitar janë shtuar postet e punës për fluksin gjatë sezonit turistik. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare, nga Borshi deri në Ksamil, janë ndëshkuar me masa administrative 25 përdorues të mjeteve lundruese, për shkelje të rregullave të lundrimit në det dhe për cenim të sigurisë së pushuesve”, u shpreh Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Fadil Veli.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Gerald Toska, shtoi se “Shërbimet në terren, në çdo kohë për të garantuar rendin, sigurinë dhe qetësinë e pushesve. Patrulla me biçikleta është në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë Detare. Nuk do të ketë asnjë tolerim për individët që shkelin perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Gjithashtu, nga Komisariati janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike. Me këtë rast, dua të falënderoj qyetarët, për besimin që kanë krijuar ndaj Policisë, për denoncimet, si për rastet e ndihmës, ashtu edhe për denoncimet për shkeljet e ligjit”.

Inspektimi nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME