Categories Lajme

Korçë, “Furnizonin” të dënuarit me sende të ndaluara, nisin hetimet për 5 policë

5 punonjës të policisë së burgjeve janë vënë nën hetim pasi dyshohet se fusnin sende të paligjshme për të dënurit. Ndërkaq kanë nisur hetimet edhe për një të dënuar ndaj të cilit rëndon akuza e “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet është mësuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në burg sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.

5 policët e burgjeve akuzohen për “shpërdorim detyre” ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.

Njoftimi, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë një çështje penale për 6 shtetas.

Pesë nga të përfshirët janë punonjës të Policisë së Burgjeve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë dhe shtetasi tjetër vuajtës dënimi gjithashtu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë.

SHKBB referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” ,“Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 244, 248, 143, 305/b dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve proceduriale për shtetasit:

1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;

6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME