Categories Lajme

Korçë – I dhunuan dhe i lidhën pas krevatit, maskat grabisin duke ngrënë bukë çiftin e të moshuarve

Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së enjtes, ku maskat kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 21:45, ku dy persona me maska dhe të armatosur, kanë kapërcyer muret e oborrit dhe kanë hyrë brenda në banesë, duke shfrytëzuar faktin që prej kohësh çifti banonin të vetëm, për shkak se fëmijët i kishin në emigracion.

Në ato momente, çifti i të moshuarve, ishin vetëm në shtëpi dhe po konsumonin darkën. Në presionin psikologjik dhe të dhunës, dy personat ende të pa identifikuar, kanë detyruar Foni Rrapo rreth 85 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Afërdita që t’i jepnin sasinë e lekëve që kishin në shtëpi, ku sipas burimeve kapin shfirën e 100 mijë lekëve. Referuar po të njëjtave burime, grabitësi kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë, duar dhe krah e ndërsa , me qëllim që të largoheshin “qetësisht” i kanë lidhur çiftin pas krevatit.

“Na hynë menjëherë brenda të maskuar, dy persona me pistoletë dhe një thikë. Nuk më kujtohet nëse thikën e morën në tavolinë. Ne po hanim bukë, më kanë goditur. Ime shoqe është është spital, e kanë goditur shumë. U thashë merrni lekët e pensionit, më tha të tjera dhe pastaj u thashë merrni dhe lekët rezervë. Mua më lidhi dorën se doja që të dilja. Nuk kemi hyrë asgjë, s’i ndihem fare. Ishin gjatë gjithë kohës të maskuar. I thashë pastaj merrni atë unazën në sirtar dhe pastaj e kuptuan që s’kemi më ikën. Flisnin si nga Elbasani”, tha Rrapo.

Fatmirësisht të moshuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME