Categories Lajme

Korçë, Kryenin abonime të ndryshme kundrejt fitimit… merren!

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, të cilët në mënyrë të paligjshme kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Në kuadër të operacionit të koduar “Pirateria 2”, kanë rënë O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, të cilët duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Uniforma blu bëjnë me dije se këto dy persona duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Pirateria 2”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për goditjen e paligjshmërisë. Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh e siguruar nga kjo veprimtari e paligjshme.Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, strukturat e lartpërmendura finalizuan  operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME