Categories Kuriozitete

Prekëse, nëna infermiere takon djalin dy vjeçar nga dritarja

Koronavirusi për më shumë se tre muaj ka mbajtur larg njëri tjetrit familjarët dhe miqtë. Izolimi ka bërë që shumë persona të ndjejnë mungesën e të afërmve për një periudhë të gjatë kohe. Bluzat e bardha kanë qenë dhe pjesa që e kanë vuajtur më shumë të gjithë këtë periudhë pandemie në të gjithë botën. Një infermiere angleze mallin për të birin 2 vjeçar e ka shuar përmes xhamit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Charlotte Cole një infermier në Kirkham, Lancashire të Britanisë ka takuar  djalin e saj 2-vjeçar nga dritarja për shkak të pandemisë. Fotot janë bërë virale në rrjetet sociale.Por e vërteta të copëton zemrën. është një infermiere e cila përshëndetet me djalin e saj dy vjeçar përmes dritares pas shtatë javësh të ndarë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë. Asnjë nënë nuk do të donte të ishte në atë situatë. Vendimi u mor kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët në shtëpinë e kujdesit ku unë punoj kishin shfaqur simptoma të virusit. Është gjithmonë shumë e trishtë momenti kur shkojmë për vizitë sepse ai nuk e kupton pse duhet ta lëmë atje. Por unë përpiqem të shikoj anën pozitive që të paktën ne mund ta shohim atë edhe pse përmes dritares. Më mirë sesa të mos mund ta shohësh fare”, ka thënë infermierja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME