Një aksident ka ndodhur në Korçë. Një ambulancë është përmbysur pranë karburantit të qytetit. Sipas dëshmive, fillimisht drejtuesi i autoambulancës është përplasur me një nga pemët dekorative e më pas mjeti është përmbysur.
Shoferi ka marrë disa lëndime, ndërkohë që nuk paraqiten probleme për jetën. Drejtuesi ka qenë në ambulancë me një mjek, nuk ka pasur pacientë brenda. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
