Categories Lajme

Korçë, skamja e 54-vjeçarit, në kasolle me mushama dhe 1700 lekë në muaj

Dimri i ashpër dhe dëbora nuk sjellin vetëm vizitorë në Korçë. Bashkë me to, sjell edhe shtim të vuajtjeve dhe pamundësisë për të siguruar jetesën e personave pa përkrahje dhe në pamundësi reale për të përballuar jetesën.

Në një cep të qytetit juglindor, në një kasolle me dru dhe të rrethuar me mushama, jeton 54-vjeçari, Dionis Tomorri. I vetmuar pas vdekjes së bashkëshortes dhe martesës së vajzës, ai mbijeton me 17 mijë lekë të vjetra asistencë, dhe ato pak të ardhura që siguron duke çarë dru ose duke pastruar oborret e komshinjve.

Blerja e druve për t’u ngrohur për të është luks, ndërsa nuk ka as ujë për të pirë dhe për t’u larë. “Kam 5 vjet që jetoj i vetëm, në kushte të tilla, të vështira, dhe tani është shumë ftohtë”, thotë ai për A2.

Kërkesat e tij ndaj pushtetit lokal nuk kanë munguar, por gjetja e 1 dhome për të, ku të jetojë si njeri, duket ende e pamundur. “Kërkoj një dhomë, ku të lahem, dhe të takoj vajzën pas 4 viteve”, thotë 54-vjeçari.

Edhe pse deklaron se është invalid, ai nuk përfiton pagesë invaliditeti, pasi sipas tij nuk arrin kriteret ligjore, dhe ilaçet i merr çfarë i japin farmacistët.

Ndërkohë, në Korçë nuk ka një qendër sociale ku njerëz si Dionisi të konsumojnë të paktën një vakt, bukë të ngrohtë edhe pse numri i personave në këtë gjendje nuk është i vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME