Categories Lajme

Digjet fabrika kryesore në botë për prodhimin e vaksinave

Një zjarr ka shpërthyer në një objekt që i përket prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, Instituti i Serumit të Indisë (SII), por drejtuesit e kompanisë sigurojnë që vaksina anti-koronavirus nuk është ndikuar.

Të enjten pasdite, shërbimet e urgjencës u thirrën nga fabrika SII, pasi një zjarr shpërtheu në katin e pestë. Drejtori Ekzekutiv Suresh Jadhav konfirmoi që struktura në fjalë përdoret për prodhimin e një vaksine BCG – një inokulim i përdorur kryesisht kundër tuberkulozit.

SII është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë dhe aktualisht po prodhon vaksinën AstraZeneca. Jadhav konfirmoi se objekti ku po prodhohet vaksina anti-Covid është shumë larg zjarrit.

Kryetari i Komunës “Pune”, Murlidhar Mohol, tha se një telefonatë ishte marrë në orën 2.50 pasdite me kohën lokale duke paralajmëruar autoritetet për zjarrin. Ai tha se 10 automjete zjarrfikëse kishin shkuar te vendi i ngjarjes.

“Ishin katër persona brenda ndërtesës. Ne kemi shpëtuar tre persona deri më tani, megjithëse tymi po e vështirëson punën. Zjarri deri më tani është përhapur në katin e tretë, të katërt dhe të pestë. Ne kemi dërguar dhjetë zjarrëfikse deri më tani,” shkruajnë mediat indiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME