Categories Lajme

U kishte ardhur në majë të hundës izolimi, dy vajzat e mitura ia mbathin nga banesa dhe e kalojnë natën në park

Dy vajza të moshës 14-vjeçare ia kanë mbathur nga shtëpia në zonën e Comos pasi ishin mërzitur nga izolimi në kuadër të masave ndaj koronavirusit. Ato u zhdukën për 24 orë derisa u gjurmuan dhe u gjetën nga karabinierët. “La Provincia di Como” raporton se alarmi për largimin e tyre erdhi nga dy baballarët që gjetën mesazhe nga vajzat e tyre.

Njëri prej tyre ishte shkruar në kompjuterin e vajzës, e cila shkruante: “Jam lodhur me izolimin duke mos parë më miqtë e mi, po largohem”. Ndërsa shoqja e saj shkroi: “Unë dua të jetoj, më beso”.

Prindërit kontaktuan fillimisht miqtë në shkollë, por pasi nuk arritën të zbulonin asgjë, njoftuan karabinierët. Të miturat u gjetën në zonën midis Como dhe Cantu. Para karabinierëve deklaruan se qëllimi i tyre ishte të shkonin në Milano ose në Liguria. Të dyja thanë se e kaluan natën në një park publik, ndërsa ka dyshime se kanë qenë të shoqëruara por mesa duket, nuk kanë zgjedhur që t’i përfshijnë në ngjarje.

Italia është një prej shteteve që është goditur më shumë nga pandemia e koronavirusit. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, deri tani kanë humbur jetën 83,681 nga Covid-19 në Itali. Ndërsa janë shënuar në total 2,414,166 të infektuar, nga të cilët 1,571,519 janë shëruar dhe 1,840,945 mbeten raste aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME