Categories Lajme

Negociatat, Idrizi tregon çfarë s’do toleronte: Jemi me PD, por mundësi e dytë Vetëvendosja

Ndonëse kanë mbetur vetë pak kohë afat, Shpëtim Idrizi i PDIU ende nuk e ka përmbyllur marrëveshjen me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për garën në zgjedhjet e 25 prillit. I pyetur nga Juli Xhokaxhi, në studion e ABC, Idrizi tha se nuk janë në presion, ndërsa theksoi po bisedojnë për një sinergji të përbashkët me qëllim maksimalizimin e votës. “Nuk ndjej ndonjë presion. Kemi një akord me PD të marrë në forumet e PDIU që në 2018. Kemi edhe një marrëveshje tjetër që kemi përcaktuar se do të hyjmë bashkë në këto zgjedhje. Tani po diskutojmë, ne mendojmë se nuk po negociojmë, po diskutojmë sesi të kemi një sinergji të përbashkët në listën e opozitës së bashkuar.

Padyshim që ndryshimi i rregullave të lojës, Kodi Zgjedhor, ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, u bën për këtë fakt që të krijonte një tension brenda parive të opozitës. Kësaj takste të Edi Ramë ne duhet ti përgjigjemi me një taktikë po të tillë, për të maksimalizuar votat”, tha ai.

Por, çfarë do toleronte Shpëtim Idrizi nga PD? “Unë do të refuzoja çdo arsyetim që nuk na çon në fitore në 25 prill. Më duhet të respektoj faktin që jam në tryezë. Kemi prezantuar peshën specifike, edhe sondazhet na kanë treguar peshën. Nuk dua të hyj në hollësira sepse edhe për etikë. Pretendoj të marr 140 deputetë pse jo. Ky është arsyetim nëse dy njerëz ulen në tryezë për të bërë një sinergji të përbashkët. Ne nuk duam ta vëmë në vështirësi ndoqën, por nuk pranojmë që të na vërë dikush në vështirësi.”

Idrizi u shpreh më tej se do të kandidojë për deputet në Tiranë, megjithatë nuk përjashton as Vlorën.

“Preferencat e mia janë për në Tiranë. Këtu jam lindur e rritur, kam qenë prej kohësh deputet. Do ta parapëlqeja edhe Vlorën. Duke thënë preferencat e mia, sigurisht që do të ishe një preferencë e imja edhe Vlora. Nuk ndjej shqetësim për Vlorën. Ashtu siç edhe Dashamir Tahiri u largua nga PDIU në 2017 dhe kishte kaluar te PD. Nuk do përsëritet e njëjta situatë. Kalapiç mbi votat e çamëve në Vlorë nuk do të hipë asnjë”, tha ai.

I pyetur se nëse do të pranonte të ishe në të njëjtat lista me PBDNJ në Vlorë, Idrizi e kundërshton kategorikisht, ndërsa thekson se nuk do të lejojnë që në Vlorë të përsëritet skenari i vitit 2017.

“Absolutisht jo. Sepse e thashë që nuk do të përsëritet 2017 në Vlorë. Asnjë votë e asnjë çami nuk do të përdoret”, tha ai. Sakaq, Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot dy kandidatët e parë në zgjedhje, Shpëtim Idrizi deklaroi se nëse nuk do jenë në listat e PD, preferenca e dytë është VV. “Ne e  kemi përcaktuar se jemi me PD, po një preferencë e dytë, padyshim që do të ishte me Vetëvendosjen”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME