Categories Lajme

Koreja e Veriut, Kim lëshon dy raketa të tjera dhe thotë ‘jo’ për bisedime me Jugun

Sipas agjensisë së lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap”, Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera drejt bregut lindor në Detin e Japonisë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore të Seulit, ka saktësuar  se raketat ishin me rreze të shkurtër veprimi dhe janë hedhur në orën 08.01 dhe 8.16 me orën lokale, nga qyteti bregdetar i Tongchon në provincën lindore të Kangwon.

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë sqaruar se raketat do të analizohen nga inteligjenca në Seul dhe Washington.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka konfirmuar lëshimin e raketave duke shtuar se ato nuk kanë patur asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë .

“Ne do të jemi në gatishmëri dhe do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë duke koordinuar verpimet me vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara”- tha Shinzo Abe

Autoritetet e Pyongyang-ut kanë njoftuar se do t’I japing fund bisedimeve të paqes me Seul-in.

“Ne nuk kemi asgjë tjetër për të biseduar me autoritetet e Koresë së Jugut dhe nuk kemi ndërmend të ulemi përsëri me ta në tryezën e bisSeuledimeve”, thuhet në një njoftim të Komitetit të ribashkimin paqësor të vendit Koresë së Veriut.

Seria e provave balistike vjen pasi Donald Trump dhe Kim Jong-un ranë dakord në samitin e qershorit për të rifilluar negociatat e demilitarizimit bërthamorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME