Categories Lajme

Koronavirusi i merr jetën 59 vjeçarit nga Tepelena, ishte shtruar në Infektiv

Një 59-vjecar nga Tepelena ka ndërruar jetë mbrëm  në spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Viktima është identifikuar si R.Kërmaj, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës rreth 4 ditë më parë pasi kishte shenja të rënda të sëmundjes si frymëmarrje dhe temperaturë e lartë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë që po në këtë periudhë kohe është regjistruar një rast i ri në këtë qytet.

Në përditësimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk e kanë fituar dot betejën me sèmundjen në dy spítalet Còvid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Po në këtë periudhë kohore, janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Còvid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Còvid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME