Categories Covid-19, Lajme

Koronavirusi i merr jetën mjekes Flutura Harashova, po kurohej tek spitali “Shefqet Ndroqi”

Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva. Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë. Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.

“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.

Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdêkjes. Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME