Categories Lajme

Koronavirusi: Italia sekuestron mbi 10 mijë maska, shiteshin me çmime abuzive

Mbi 10 mijë maska e mjaft produkte të tjera shëndetësore me çmime shumë herë më të larta se çmimi real janë sekuestruar gjatë orëve të fundit nga autoritetet italiane.

Emergjenca e koronavirusit në Itali ka çuar në abuzivizëm me çmimet e produkteteve shëndetësore për t’u mbrojtur nga infektimi.

Guardia di Financa Italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm dy operacione që kanë çuar në sekuestrimin e mijëra produkteve e denoncimin e 14 sipërmarrësve italianë.

Në qytetin e Napolit Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 10 mijë maska që tregtoheshin në një farmaci me çmime shumëfish më të larta.

Çmimi i maskave të tipit LifeGuard ishte rritur me 6150% ndërsa i atyre me një përdorim me 300%.

Në një tjetër operacion të ekzekutuar në qytetin e Torinos, Guardia di Finanza ka vënë nën sekuestrim portalin online “Coronavirus SHOP” i cili tregtonte në web produkte false që garantonin imunitetin nga koronavirusi.

Janë sekuestruar me qindra produkte higjenizuese personale, higjenizues ambienti, integratorë ushqimorë, maska, isntrumenta e produkte disifentkuese.

14 sipërmarrësit italianë që tregonin këto produkte janë denoncuar duke rrezikuar deri në 2 vjet heqje lirie.

Deri më tani që nga nisja e emergjencës së koronavirusit, Guardia di Finanza Italiane ka vënë nën hetim 33 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME