Categories Lajme

PS shtyn 15 marsin e Presidentit, Balla: Dekreti i Metës do të jetë në seancën e 19 marsit

Dekretin e Presidentit Meta për rishqyrtimin e ligjit për emërimet Kushtetuese, socialistët do ta votojnë në seancën e 19 marsit, 4 ditë më vonë përtej afatit që i la Presidenti Meta. Por pavarësisht betimit të Ilir Metës para popullit, për mazhorancën është e pamundur që Kreu i Shtetit të shpërndajë parlamentin. Ndërsa institucioni i Presidentit këshillon PS që në këtë situatë mund t’i luten vetëm Zotit.

Edhe pse në deklarata mazhoranca mohon të frikësohet nga vendimet e Ilir Metës dhe nga afati i 15 marsit, veprimet tregojnë të kundërtën.

Për të shmangur një përballje të mundshme me Presidentin e Republikës, PS nuk do të nxitojë për të shqyrtuar dekretin për ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Taulant Balla:  Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës. Besoj që në mos seancën e datës 19 në seancën tjetër të jetë gati.

Betimin e Kreut të Shtetit para qytetarëve në Bulavevardin “Dëshmorët e Kombit që nëse nuk do të ketë një reflektim të qytetarëve atëherë do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, Taulant Balla i kujton Ilir Metës që është nën hetim.

Taulant Balla:  Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin dhe procesi i shkarkimit certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës, në gjuhën popullore  “i vjen anash kuvendit”.

Manifestimin e Presidentit, socialistët nuk e shohin si një protestë kundër qeverisë së majtë, por matje të forcës politike për drejtimin e opozitës.

Taulant Balla:  Këtu kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës. Brenda opozitës është celur një garë për lidershipin e saj. Ne deri tani kemi njohur për kryetar të opozitës Bashën. Pas të mbaroj ky proces zgjedhor brenda opozitës të dimë kush është kryetari i ri i opozitës.

Në përgjigje të deklaratave të socialistit, zëdhënësi i Presidentit me anë të një statusi në facebook i kërkon Taulant Ballës t’i lutet zoti që të mos i kthehet populli në “problematik.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME