Categories Lajme

Koronavirusi në Itali, 1,423 mjekë e infermierë të infektuar

Sipas të dhënave të Insitutit Suprem të Shëndetësisë Publike, në Itali 1,423 mjekë e infermierë janë pozitivë me koronavirus në Itali. Mbi 2,000 është numri i kolegëve që kanë qënë në kontakt me ta e janë të detyruar të izolohen në karantinë.

Gjatë 24 orëve të fundit shfaqet mjaft preokupuese situata në sistemin shëndetësor në të gjithë vendin e në veçanti në procvincën e Bergamos i cili po shkon drejt kolapsit e ku janë regjistruar 72 mjekë pozitivë nga pandemia. Agjensia për mbrojtjen e shëndetit publik në këtë provincë ka apeluar kërkesën për mjekë e infermierë.

Pak ditë më parë dy mjekë në Veri të Italisë, në Veneto e Lombardi ishin viktimat e parë të pandemisë. Ndërsa sot në jug të Italisë aty ku rastet e personave të infektuar numërohen me gishta, janë regjistruar 2 mjekët e parë pozitivë nga koronavirusi në qytetin e Leçes.

Për të nderuar punënn e të gjithë mjekëve dhe infermirëve në këto ditë të vështira që po kalon vendi, me një apel në Facebook, sot në ora 12:00 u organizua një flash me një duartrokitje të gjatë dedikuar atyre nga ballkonet e dritaret e shtëpive. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME