Categories Lajme

Rama-qytetarëve: Respektoni masat shtrënguese, të mbështesim njeri-tjetrin dhe sistemin shëndetësor në këtë luftë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përhapja e koronës është e pashmangshme, por masat shtrënguese mund ta ngadalësojnë virusin dhe t’i japin kohë sistemit shëndetësor për trajtimin e të gjitha rasteve”.

“Kur kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se 70% e Gjermanisë do të preket, apo kur Boris Xhonson thotë se 60% e popullit britanik do preket, pavarësisht se shifrat duken alarmante, qoftë 60% apo 70& nuk është alarmante. Virusi prek shumë, sado masa të marrësh me kufij të hapur apo të mbyllur, me lëvizje shumë apo pak”, tha Rama.

Rama tha se “shumica e atyre që do preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë”. “Ndër ata që kanë shenja shumica do ta kalojnë në shtëpi si një grip të zakonshëm, shumica e atyre që do të bëhen për spital do të shërohen. Por thënë të gjitha këto anë inkurajuese pozitive duhet ngulitur në mendje edhe dy gjëra të tjera. Masat shtrënguese mund ta ngadalësojnë virusin”, tha Rama.

Rama tha se “nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen, numri i atyre që bëhen për spital është shumë më i madh se numri i shtretërve për t’u spitalizuar”.

“Këtë problem e kanë të gjithë, Amerika, Gjermania, Austria, Italia, ku siç e pamë sistemi ekselent i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrënguese na japim kohë, teksa bota po kërkon pa pushim ilaçin, temperaturat e motit do të rriten, që besohet se do ta dobësojnë forcën goditëse të këtij armiku të egër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe javën tjetër ende më shumë”. “Asnjë panik, sepse kësaj nuk i shmanget dot askush, është kurba e përhapjes ky virusi shfaqet, zhvillohet dhe shpërndahet. Por rritja e këtyre dy javëve kritike do të jetë shumë më e ulët se sa po të kishim vazhduar jetën normale. Vetëm javën e tretë, ne do të kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”, tha Kryeministri.

Ai theksoi se “jeta e re që sapo ka nisur nuk është si ato stërvitjet ushtarake në kohën e zborit, kur na zgjonin me alarm fallco për agresionin dhe na nisnin nga kodrat e Mamurrasit”.

“Kjo është një luftë e vërtetë me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin dhe që ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet e mbrojtjes shëndetësore të çdo vendi, pa asnjë dallim, sado i zhvilluar apo më pak i zhvilluar të jetë. Fati i luftës, numri i të plagosurve dhe viktimave varet se çfarë do të bëjmë ne të mbështesim njeri-tjetrin dhe sistemin shëndetësor në këtë luftë. Parulla e hershme qesharake: ‘I gjithë populli ushtar’ është motoja e domosdoshme e ditës sonë e imponuar nga padukshmëria totale e armikut. Të gjithë jemi ushtarë në ushtrinë më të çuditshme të historisë së luftërave të njerëzimit, e cila ka vetëm një lloj arme, durimin. Sa më tepër durim, aq më pak viktima do të numërojmë në një javë apo në një ditë, Ndaj miq, durim, durim, durim, duke u përpjekur të përfitojmë edhe pozitivisht nga disa të mira të kësaj të keqe të madhe”, tha Rama.

Në përfundim ai ndau edhe eksperiencën personale, kur theksoi se “bën ushtrime frymëmarrje joga dhe merr ushqim dy herë në ditë në harkun e 8 orëve, me 16 orë agjërim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME