Categories Lajme

COVID-19/ DPD anulon të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon se nga sot ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarandë, ndërsa do të vijojë të kryhet normalisht transporti i mallrave.

“Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 14.03.2020 të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë”, thuhet në njoftimin e DPD-së.

Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget), sipas DPD-së do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portet e Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas.
Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve të rrepta në portet shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për linjat : Sarandë-Korfuz-Sarandë që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandës dhe Korfuzit.

Po ashtu, ka kërkuar lajmërimin e pasagjerëve të porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisëdhe anasjelltas.

“Thyerja e ketij urdheri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rëndë dhe do ju hiqet licensa e aktivitetit të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME