Pandemia e Covid-19 në Itali nuk ka kursyer as klerikët.
Misioni i tyre është të rrijnë pranë njerëzve, t’u shërbejnë e të ndihmojnë më nevojtarët. Është e paevitueshme që mes viktimave të shumtë nga pandemia të ketë dhe mjaft priftërinj.
Deri më sot janë regjistruar 23 klerikë të cilët kanë mbetur viktimë nga koronavirusi në Itali.
Bergamo është një nga territoret me numrin më të lartë të viktimave, ku janë regjistruar 10 priftërinj viktimë të Covid-19.
Në Parma 5 priftërinj kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit me koronavirus.
Në Milano 2 priftërinj kanë ndërruar jetë me koronavirus dhe po 2 është numri i tyre në Kremona.
2 priftërinj me koronavirus kanë humbur jetën në rajonin e Piemontes e dy të tjerë janë regjistruar në provincën e Lodit e të Breshias.
Me dhjetra është dhe numri i klerikëve pozitivë me COVID-19 që po kurohen në struktura spitalore e në repartet e terapisë intensive.
Në mbrëmjen e 18 marsit Papa Françesku i ka telefonuar peshkopit të Bergamos Im Zot Francesco Beschi, duke i shprehur se i gjëndet pranë në këtë moment të vështirë që po kalon qyteti e se lutet për viktimat, të sëmurët, klerikët e familjet e tyre. /Ora News.tv/