Categories Lajme

Koronavirusi në Itali: Shënohet viktima e shtatë, vdiq në Milano. 230 të infektuar

Italia shënon viktimën e shtatë nga koronavirusi, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 230. Një grua nga Crema që rezultonte pozitiv ndaj testit humbi jetën në një spital civil në Brescia ku ishte transferuar të dielën, 23 shkurt. Dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin 2 të moshuar, 84 dhe 88 vjeç. Ndërkohë viktima e fundit e regjistruar është një i moshuar në moshën 80 vjeç në Milano.

Deri më tani janë shënuar 230 raste të të infektuarve në të gjithë vendin: Lombardia është zona më e prekur me 172 të infektuar, 32 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Lajmi është në përditesim të vazhdueshëm

Ora 14:35 Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi

Shënohet viktima e gjashtë nga koronvirusi në Itali. Deri tani raportohen 224 të infektuar, 6 të vdekur dhe 1 person I shëruar. Viktima është një grua nga Crema, e cila humbi jetën në Spitalin Civil të Breshias, ku ajo ishte transferuar të dielën më 23 shkurt. Bëhet fjalë për një paciente tek onkologjiku dhe gjëndja shëndetësore e të cilës ishte e rëndë.

Dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin 2 të moshuar, 84 dhe 88 vjeç.

Ora 12:00 Shkon në 214 numri i të infektuarve me koronavirus

Ora 11:00 Shumë pranë identifikimi i pacientit zero që përhapi koronavirusin

Mund të ketë një pikë kthese në identifikimin e “pacientit zero” të mundshëm që përhapi koronavirusin në Euganeo. Një fermer 60-vjeçar nga një qytet i afërt, Albettone (Vicenza), kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit. Ansa e mësoi nga kryetari i Vo ‘, Giuliano Martini. Sipas informacioneve nga media italiane dgcom24, është njoftuar autoriteti lokal shëndetësor dhe kryetari i komunës Albettone për verifikimin e saktë.

Ora 9:00 Shkon në 203 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Komisioneri i jashtëzakonshëm i emergjencës, Angelo Borrelli, ka deklaruar se në rajonin e Lombardisë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 165. Me 22 raste në Veneto, 9 në Emilia Romagna, 6 në Piemonte dhe 1 në Romë ka gjithsej 203 raste të konfirmuara në Itali. Italia është vendi i tretë më i madh në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Ora 8:00 Viktima e katërt në Itali nga koronavirusi

Viktima ishte një 84-vjeçar nga rajoni i Lombardisë.

 07:50 Austria heq bllokimin e tranzitit të trenave drejt Italisë

 Bllokada e trenave midis Italisë dhe Austrisë në Pass Brenner është hequr, raportoi linja hekurudhore austriake në Twitter.

“Nga e hëna mund të udhëtoni përtej Pass Brenner. Kushdo që nuk dëshiron të udhëtojë në Itali mund të anulojë biletën e tij për Italinë e vlefshme për 24 shkurt 2020”, thanë hekurudhat.

Masa ishte marrë nga Ministria e Brendshme austriake pas lajmeve për dy raste të dyshuara në një tren të lidhur për Mynihun dhe bllokuar në Pass Brenner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME