Categories Lajme

“Korridori Blu”, Balluku: Lidhim veriun me jugun, në Thumanë-Kashar mbi 40% e volumeve

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se, ka nisur puna për Korridorin Blu, i cili do të lidhë veriun me jugun e vendit.

Në një postim në rrjete sociale, Balluku publikoi hartën e rrjetit rrugor infrastrukturor ku do të përqendrohen investimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar”, u shpreh Balluku.

Balluku theksoi se, “lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu”.

Sipas saj, në Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve. Për të vijuar me segmentet, Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj.

“Për aksin rrugor Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna. Ndërkohë që për segmentin Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë dhe për rrugën Murriqan – Lezhë që është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME