Categories Lajme

Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, SPAK “godet” rëndë Berishën dhe familjen e tij

Zhvilime të rëndësishme janë njoftuar pasditen e së shtunës.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, u vu në pranga me urdhër të SPAK. Ai ishte duke pritur bashkëshorten e tij, e cila po kthehej nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat. Po ashtu për Malltezin është vendosur sekuestro për të gjitha pasuritë të tij.

Vetëm pak minuta më vonë u bë me dije se gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim të  daljes jashtë vendit edhe për liderin e opozitës, Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Gjyqtarja e GJKKO-së që firmosi masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mësohet se është Enkeleda Millonai, ndërsa masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja.

Mbi Jamarbër Malltezin, rëndojnë akuza e korrupsionit, neni 260 bashkë me Berishën dhe neni 287 korrupsion në  bashkëpunim me Fatmir Bektashin. Po ashtu i ndaluar. Ndërsa Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 në bashkëpunim me Malltezin.

Brenda pesë ditëve, siç thotë ligji do të bëhet verifikimi i masave të kërkuara nga SPAK e të vendosura nga gjykata. Ndërsa Malltezit i verifikohet brenda 72 orëve nga ekzekutimi, pasi ai është nën masën “arrest me burg”.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i Malltezit dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.

Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME