Categories Lajme

Kosova ashpërson masat: Maskat bëhen të detyrueshme, puna do kryhet nga shtëpia

Avdullah Hoti, pas një rritjeje alarmante të rasteve me Covid 19, ka marrë disa vendime duke detyruar institucionet publike dhe private të punojnë nga shtëpia dhe duke bërë të detyrueshme mbarjen e maskës gjatë gjithë kohës në hapësira pubike. Dje Kosova raportoi për 77 raste të reja me COVID-19. Në mesazhin e Hotit thuhet:  Të dashur qytetarë, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!

Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional! Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë; Të reduktohet stafi; Të shtohen kontrollet nga inspektoratet; Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni; Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë; Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna!; Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtejshme!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME