Anti-Terrori ka marrë në hetim minoritarin grek Manol Viton, pasi ky i fundit dogji në mes të Sarandës dy flamur kombëtar shqiptar. Manol Vito është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është larguar ilegalisht në drejtim të Greqisë. Manol Vito po hetohet nën akuzë “Nxitje urrjetje ose grindjeve” si dhe “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”. Pas një verifikimi të bërë nga anti-térrori ka rezultuar se videoja është bërë një vit më parë, ndërsa është publikuar në rrjetet sociale pak ditë më parë. Minoritari djegien e flamurit e ka shoqëruar me thirrje ndaj shqiptarëve.
“Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djég. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë léckë dhe shikoni sesi po dígjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?”- shkruan ai.
