Categories Lajme

Ja sa kushton një orë pune në Zvicër

Dega e financave dhe e sigurimeve është në krye të shkallës së kostos së punës, ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan sda.ch. Në vitin 2018, një orë pune atje ka kushtuar 93.20 franga. Pas kësaj dege, me një dallim të madh vjen kostoja e orës së punës në informatikë, me një mesatare prej rreth 80 frangash. Pastaj në radhë vijnë shërbimet shkencore dhe teknike me 76 franga orën dhe kostoja në arsimim dhe mësimdhënie që është rreth 74 franga. Mesatarja e Zvicrës sa i takon kostos së një ore pune është 61.90 franga. Ndërsa hoteleria radhitet mjaft poshtë nën këtë mesatare. Kështu, një orë punë atje kushton rreth 38 franga, sipas BFS. Ofrimi i shërbimeve të tjera ekonomike, i cili përfshin, mes të tjerash, ndërmjetësimin e punëtorëve, është gjithashtu nën mesatare, me një kosto prej rreth 48 frangash. Por, çfarë kuptohet në të vërtetë me “kosto të punës”? Sa për sqarim: Kjo sigurisht nuk është ora e paguar e punës në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Pra, kostot e punës janë shpenzimet që punëdhënësi bën për punësimin gjegjësisht mbajtjen në punë të punonjësve. Pothuajse 80 për qind e kostove janë paga dhe mëditje, plus rreth 17 për qind për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tre për qind për trajnime profesionale dhe rekrutim të personelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME