Categories Lajme

Kosova bëhet gati për vaksinën anti covid, ministri i Shëndetësisë: Ja kush do të vaksinohet i pari

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19. Edhe pse nuk ka dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me vaksinën kundër COVID-19, ai ka bërë të ditur se cilat kategori do të jenë prioritet për vaksinim. “Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri, neurologjike dhe personat me diabet”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi të tjera të furnizimit. “Aplikimi zyrtar nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi të tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, ka shtuar ai. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Ai tha se në dy javët e fundit në vend është ulur numri i rasteve të reja të infektuara me këtë virus. Kjo sipas tij falë edhe masave të marra. Ai tha se masat e marra deri tani do të vazhdojnë të jenë të njëjta. “Ne kemi stagnim të përhapjes së virusit si pasojë e masave të marra. Këto masa duhet të vazhdojnë në intensitet të shtuar për të ulur rastet e infektuara. Masat do të jenë në fuqi duke u bazua në situatën e tanishme”, tha ai. Zemaj tha tutje se të gjithë janë duke punuar për ta menaxhuar situatën me pandeminë. Sipas tij, duhet unitet mes pozitës dhe opozitës për ta menaxhuar situatën, raporton Gazeta Express. “Të gjithë po vazhdojnë të kenë mbikëqyrje të situatës dhe varësisht po ndërmarrin edhe masa. Sipas tij, grumbullimi i njerëzve mund të jetë në rritje andaj edhe duhet mobilizim i të gjithëve e të punohet së bashku pozitë e opozitë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME