Categories Lajme

Kosova dënon zyrtarisht djegien e flamurit grek në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Diasporën në Kosovë dënoi djegien e flamurit të Greqisë nga disa tifozë në Prishtinë. Të enjten në mbrëmje tifozët e klubit të futbollit të Gjilanit, “Ultras Skifterat”, dogjën flamurin grek pas humbjës në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin nga Qipro, “Apoel”. Ndaj këtij veprimi reagoi të premten ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duke e dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilit do shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, thuhet në komunikatë duke iu referuar ministres Meliza Haradinaj Stublla.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej gjithashtu se“pret që organet e rendit të reagojnë shpejt dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike”.

Grupi i tifozëve “Ultras Skifterat” nga Gjilani bëri të ditur të premten nëpërmjet një reagimi të publikuar në Facebook se:“akti i grupit tonë erdhi si pasojë dhe përgjigje e veprimeve të tifozerisë qipriote të cilët vazhdimisht në ndeshjet e tyre paraqesin parulla kundër Kosovës dhe mesazhe prosllave në stadiumet e tyre! Të gjithë ata që na gjykuan për këtë akt le të kursehen për flamurin e rradhës!”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe klubi i futbollit Gjilani, i cili përmes një komunikate dënoi aktin e ndërmarrë nga një grup tifozësh. “Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më popullor në botë, e aq më pak tek ne si komb që duhet të jemi shembull i mikpritjes e ekspeditave në vendin tonë”, thuhet në reagimin e klubit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME