Categories Lajme

Pikëpyetjet për vitin e ri shkollor/ Shahini përgjigjet: Ushqimi në klasë s’lejohet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur pyetjeve lidhur me vitin e ri shkollor në kushte pandemie. Shahini thotë se mësuesit dhe drejtuesit e shkollave kanë përgjegjësinë për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar tashmë. Sa i përket nxënësve që s’munden ose rrezikojnë të vijnë në shkollë prej COVID-19, mund të ndjekin mësim online ose paralelisht leksionet në RTSH.

Më tej Shahini thotë se çdo shkollë do të ketë kujdestar kati që do të sigurohet për respektimin e protokolleve të sigurisë. Ajo gjithashtu i ka dhënë fund edhe dilemës së ndalimit të ushqimit në klasë, duke theksuar se ka dy rreziqe, e para heqja e maskës në klasë, dhe e dyta kontakti me duar.

FJALA E BESA SHAHINIT Mënyrën si udhëzuesi do zbatohet, do ju informojë mësuesi apo drejtuesi i shkollës.PYETJA: A do ketë mundësi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?

Patjetër. Edhe leksionet në RTSH, që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në RTSH, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit. PYETJA: Lëndët kryesore në shkollë, kush i përcakton lëndët kryesore? 

Përcaktimi ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë në javë, matematika, gjuha, lëndët e shkencave. Në shkollat më të vogla, me më pak nxënës, ku rruhet distancimi social, aty do ketë gjithë plani mësimor. Tek ato me turne, aty do të jenë lëndët kryesore kombinuar dhe me mësim online.
Edukimi fizik do kryhet jashtë ambienteve, jo si më parë, por mësuesi duhet të garantojë distancimin fizik.
Secila shkollë do ketë kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e mësimit, protokollit. Të gjithë mësuesit do kenë rol në shkollë, edhe nëse lënda e tyre nuk zhvillohet si më parë.

PYETJA: Pse nuk lejohet ushqimi në klasë? Paraqet rrezik. Nëse hahet në klasë duhet të hiqet maska. Rrezikohen të tjerët. Preket me duar dhe rrezikohen edhe mësuesi. Pra duhet të evitohet. PYETJA: Dezinfektimi mes turneve? Ka dezinfektim të thjeshtë dhe profesional. Ka dezinfektim ditor, që pastrohen klasat e tualetet. Mos hezitoni të na shkruani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME