Categories Lajme

Qeveria ndryshon mendje, do të lejohet shitja e fishekzjarreve

Ministria e Mbrojtjes me anë të një projektligji i ka hapur rrugë pas dy vitesh, shitjes së fishekzjarreve dhe materialeve piroteknike. Sipas projektligjit, shitja materialeve piroteknike të kategorive F1, F2, F3, P1 dhe T1, do të lejohet nga 15 dhjetori i çdo viti deri më 1 janar të vitit pasardhës. Po ashtu në dokument thuhet se fishekzjarret nuk mund të përdoren nga persona jo më pak se 18 vjeç. Ndërkohë periudha e përdorimit të tyre e përcaktuar me ligj, është nga 27 dhjetori deri më 1 janar.

Në draftin e ri, do të ndalohet importi, eksporti, prodhimi, magazinimi dhe shitja, për të gjitha substancat piroteknike, që kanë në përmbajtje të tyre squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla. Njëkohësisht drafti parashikon afatin e tregtimit, detyrimin për të ruajtur të dhënat me anë të një kodi për 10 vite, apo etiketimin e tyre me markën CE dhe të përkthyer në shqip.

Fishekzjarret u ndaluan më 18 dhjetor të 2018-ës, me një vendim të firmosur nga ministrat e Mbrojtjes, Rendit dhe Ekonomisë. Megjithatë pavarësisht vendimit, shitja dhe përdorimi i tyre ka vijuar, ndërsa shumë suibjekte janë gjobitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME