Categories Lajme

Kosova do të nisë vitin e ri shkollor më 1 shtator

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të fillojë më 1 shtator, me pjesëmarrje fizike të nxënësve në institucionet shkollore dhe me orar të rregullt, tha të hënën ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Pjesa më e madhe e vitit të kaluar shkollor në Kosovë, por edhe në vende të tjera, është zhvilluar në distancë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nagavci tha se “të gjitha studimet” kanë treguar se pasojat te fëmijët, për shkak të mbylljes së shkollave, “kanë qenë të mëdha”. “Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres te mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distancë”, tha Nagavci përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në mënyrë që të mos na përsëritet situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativë”, tha ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 20 gusht, janë vaksinuar mbi 55,000 pjesëtarë të stafit arsimor në Kosovë, përfshirë këtu mësimdhënës në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë, por edhe studentë. Numri i mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës është mbi 23,000, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus, përfshirë këtu edhe fëmijët. Të hënën, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus në mesin e fëmijëve të moshës 0 deri në 9 vjeç dhe 112 raste të reja te grup-mosha 10 deri në 19 vjeç./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME