Categories Politike

Kosova duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, reagon për herë të parë Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, duke u bërë thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim. Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Të hënën në mbrëmje, Qeveria e Kosovës u rrëzua pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor. Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

Kësisoj, sot ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në orën 13:00 do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME