Categories Lajme

Kosova ende pa një vaksinë, Pfizer nuk konfiromon marrëveshjen me qeverinë Hoti

Kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, për sigurimin e dozave të vaksinës kundër koronavirusit, por tha se janë duke u zhvilluar diskutime. Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për REL.

“Jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’i ofruar qasje në vaksinë. Diskutimet me qeverinë janë konfidenciale dhe ne nuk kemi asnjë njoftim të ri për të bërë në këto momente”, thanë nga kompania Pfizer. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se ka marrë rikonfirmimin nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

“Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar me Pfizer marrëveshjen për konfidencialitet lidhur me vaksinat dhe detajet teknike për sigurimin e vaksinave janë duke u zhvilluar sipas parimeve të përcaktuara në këtë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e MSH-së. Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur qëndrimin se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt dhe do të nisë fushata e vaksinimit, sipas grupeve me prioritet, të përcaktuara në një strategji të imunizimit.

“MSH rikonfirmon se Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro për sigurimin e vaksinave dhe përmbushjes së nevojave të tjera në luftën kundër COVID-19 dhe qytetarët do ta marrin falas vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim. Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë shpalosur strategjinë e imunizimit, ku kanë thënë se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë punëtorët dhe stafi shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Kryeministri në detyrë, Hoti ka thënë se Kosova ka siguruar edhe 600 mijë doza të vaksinës pa specifikuar se të cilës kompani janë nga shteti i Austrisë. Kosova po ashtu pritet të marrë 720 mijë doza falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, program që ka për synim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME