Categories Lajme

Kosova lehtëson masat kundër Covid

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të lehtësojë masat antiCovid për qytetarët e saj. Në mbledhjen virtuale të së enjtes, qeveria ka vendosur që të heq orën policore në tërësi edhe në zonat e kuqe.

Ndërsa orari për veprimtarinë e operatorëve ekonomikë në zonë të kuqe është zgjatur deri në orën 22:00. Ndërsa konviktet dhe mensat do të punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19. Gjithashtu është marrë vendim që studentët t’i kthehen ligjëratave në fakultete duke ndërprerë kështu mësimin online. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, udhëheqësit e së cilës e kanë quajtur skandaloz dhe të papranueshëm vendimin e qeverisë për lehtësimin e masave antiCovid. Kjo Sindikatë i ka bërë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe ekspertëve të shëndetësisë që të distancohen nga veprimet politike “vetëvrasëse”, siç i kanë quajtur ata, duke kërkuar nga ta që të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të reja me Covid-19, derisa janë raportuar dy raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i personave aktiv me Covid i-19 është 7 008.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME