Categories Lajme

Miliarderi Alabbar: Po kërkoj të blej një shtëpi të vjetër në Tiranë

Dëshiron që interesi i tij për të investuar në Shqipëri të merret seriozisht, ndaj dhe tregon planet që ka, duke nisur që nga banesa që kërkon të blejë në Tiranë.

Në intervistën e rrallë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, kreu i kompanisë prestigjioze Emaar, Mohamed Alabbar, foli për dëshirën e tij për të blerë një shtëpi të vjetër në Tiran, të cilën do ta rikontruktojë. Por jo vetëm kaq, teksa tregoi se Përmeti i kishte pëlqyer pamasë, Alabbar tha se në këtë qytet dëshironte të ndërtonte një fermë dhe një shtëpi pranë lumit.

“Po kërkoj të blej një shtëpi në Tiranë. Dua të blej një shtëpi të vjetër dhe ta rinovoj. Po mendoj të marr një shtëpi me qira për momentin derisa të gjej shtëpinë e duhur dhe ta rinovoj. Dua që ta dinë se e kam seriozisht, se investimi këtu është një çështje serioze. Në Gusht kam qenë në Përmet dhe nëse mund të zgjidhja them të ndërtoj një fermë në Përmet, për në verë dhe një shtëpi të bukur afër lumit”, tha Alabbar.

Kompania Emaar pritet të ndërtojë portin e ri të Durrësit, një investim që parashikohet të arrijë deri në 2 miliardë euro./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME