Categories Lajme

Kosova në vend të parë në botë… OBSH kërkon më shumë testime

Kosova është aktualisht një nga vendet më të prekura nga coronavirus. Vendi ballkanas, ku më tepër se gjysma e popullsisë 1.8 milionë është nën 25 vjeç, ka regjistruar 54.2 vdekje për milion banorë javën e kaluar, duke lënë pas Kolumbinë. Ndërsa infektimet e reja gjatë të njëjtës periudhë duken më mirë, Kosova është në krye të listës edhe në këtë aspekt nëse periudha kohore zgjerohet me një muaj.

Ka disa shkaqe për këtë trend. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova mbetet një nga vendet më të varfër të Evropës, i mbështetur te remitancat e emigrantëve. Ndërkaq, korrupsioni e ka lënë të prapambetur sistemin shëndetësor.

Megjithatë, është politika që duket se ka kontributin më të madh, ashtu si në shumë pjesë të globit ku përgjigjja ndaj virusit ka pasur mangësi. ‘Në kulmin e pandemisë, Kosova rrëzoi qeverinë dhe shkarkoi ministrin e shëndetësisë e persona kyç në menaxhimin e atij sektori’, thotë Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike në Tiranë.

‘Kosova ishte i vetmi vend i rajonit që dështoi në aplikimin e masave të jashtëzakonshme për të kufizuar përhapjen e pandemisë’. Pas asaj që tani duket si një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve për virusin në maj, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ish-ministër i financave i shkolluar në Britani, shtrëngoi masat e distancimit social në korrik, në përpjekje për të kontrolluar numrat në rritje. Vetë Hoti rezultoi pozitiv këtë muaj, por tani e ka kaluar.

Rastet aktuale 140-160 në ditë mund të jenë më të lartat të mundshme, sipas Sergei Koryak, i dërguar i OBSH në rajon. Por Organizata, që po punon për rritjen e kapacitetit të testimeve në 500 në ditë, druhet se të dhënat zyrtare mund të jenë më të ulëta se realiteti.‘Laboratorët po testojnë vetëm pacientë me simptoma, me temperaturë të lartë’, thotë Koryak. ‘Kështu që raste më të lehta mund të mos jenë kapur’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME