Categories Sport

Kosova shkëlqen me një tjetër medalje të artë, xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris

Një tjetër medalje e artë shkon në Kosovë pasi xhudistja Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kilogramë. Ajo mposhti në finale xhudisten italiane Giuffrida Odetta. Krasniqi e fitoi me anë të një ‘Wassari’, duke e rr ëzuar kundërshtaren. Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një medaljeje të artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo është medalja e parë e saj në një Grand Slam.

Në lidhje me fitoren e saj ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi në Instagram ka deklaruar se ky ishte ‘një triumf i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë’. Kujtojmë që me medalje nga Parisi ka dalë dhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo ka marrë medaljen e bronxit në kategorinë 57 kg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME