Categories Lajme

Kosovë/133 të shëruar dhe 28 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487. Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME