Categories Lajme

Prezantohet Portali i Punësimit, ndikim në përmirësimin e shërbimeve të punësimit në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përmes kompanisë kontraktore Communication Progress, ka zhvilluar së fundmi Portalin Kombëtar të Punësimit për Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Shqipëri (AKPA), i cili përdor ESCO për të mbështetur tregun shqiptar të punës duke shfrytëzuar informacionin si përvoja e punës dhe aftësitë e kandidatëve.

Portali përdoret pa pagesë nga një shumëllojshmëri aktorësh, si ndërmarrje, shoqata, organizata punësimi publike dhe private, dhe punëkërkuesit. Portali është fleksibël për sa i përket zhvillimit, në mënyrë që në të ardhmen funksionalitete të reja të mund të shtohen ose përmirësohen, bazuar në nevojat aktuale të tregut vendas të punësimit.

Përdorimi i ESCO ndihmon në gjenerimin e rezultateve më të sakta kur regjistrohen punëkërkuesit dhe vendet e lira të punës. Portali ka për qëllim të mbledh, të përcaktojë rëndësinë dhe të hartojë informacione ne lidhje me: kategoritë e profesioneve, profesionet kombëtare, kategoritë e aftësive, aftësitë dhe lidhjet midis kategorive të profesioneve dhe aftësive.

Si rezultat, sugjerimet bazohen në pikët e vlerësimit që tregojnë nivelin e përputhshmërisë midis kërkesës dhe ofertës së punës.

Portali i Punësimit i prezantuar së fundmi, pritet të sjellë një ndikim të gjerë në përmirësimin e shërbimeve të punësimit në Shqipëri.

Prej 2017-s, qasja e ESCO si një standard terminologjik për tregun dixhital të punësimit ka ardhur duke u shtuar brenda komunitetit Europian.

Klasifikimi ESCO identifikon dhe kategorizon aftësitë, kompetencat, kualifikimet dhe profesionet e rëndësishme për tregun e punës dhe arsimin dhe trajnimin e BE-së. Ai tregon në mënyrë sistematike marrëdhëniet midis koncepteve të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME