Categories Lajme

Kosovë/ 3 mijë e 398 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë./KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME