Categories Lajme

Viti i ri akademik nis në nëntor, rektori Hoxha: Ja si do të zhvillohet mësimi

Edhe viti i ri akademik do të nisë në përshtatje me kushtet e “normalitetit të ri”. Pas kthimit në auditorë të studentëve të viteve të ndërmjetme, në muajin nëntor pritet të hapen universitetet. Artan Hoxha, tashmë rektor i Universitetit të Tiranës, në daljen e parë publike ka dhënë disa informacione se si do të nisë ky vit, në pritje të marrjes së një udhëzimi të ngjashëm me shkollat nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të diktojë rregullat e sigurisë.

Mësimi me turne, një praktikë e përvitshme, do të shoqërohet me orë të shkurtuara e madje edhe me mësim të kombinuar, online dhe në klasa.

“Po përgatitemi me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon, do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies. Do ketë koordinim të mësimit në salla dhe atij online, por këtë do na e tregojë ecuria e sëmundjes. Gjithsesi,secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit. Ne kemi mësim paradite dhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është që oraret e mësimit të jenë më të shkurtra, sidomos të leksioneve. Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi. Aktualisht, ne kemi një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Nëse do të kemi një të ri, sigurisht që do ta zbatojmë”, deklaroi Hoxha në një intervistë për “News 24”.

Muaji tetor, periudhë kur duhej të niste viti i ri akademik, është rezervuar për dhënien e provimeve të vitit të shkuar akademik, ndërsa në muajin nëntor pritet të nisë procesi mësimor për studentët e rinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME