Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 12 viktima dhe 524 raste të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën dhe 524 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se nga 1.555 testime kanë rezultuar pozitiv 524 persona.“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”, thuhet në njoftimin e tyre. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të p rekur me Covid, prej tyre 1.186 kanë v dekur.
Categories
Covid-19
Kosovë, 524 raste të reja me koronavirus
