Categories Lajme

Kur do të mund të udhëtojmë sërish?

Bota ka pritur me padurim një vaksinë anti Covid, e shpallur që në fillim të pandemisë si shpresa jonë më e mirë për t’u kthyer në normalitet. Një pjesë e madhe e kësaj është rifillimi i udhëtimeve ndërkombëtare. Sigurisht, një vaksinë efektive ka ndikimin e saj në përfundimin e pandemisë, por duhet thënë se nuk mjafton. Ka disa gjëra që duhen marrë në konsideratë.

Udhëtimet ndërkombëtare në epokën e vaksinës Zhvilluesit e vaksinës Pfizer/BioNTech, e cila u miratua së fundmi edhe në SHBA, kanë raportuar që efikasiteti i vaksinës së tyre mARN është 95% në parandalimin e Covid, pas provave të fazës së tretë. Vaksina duket të jetë e sigurt me vetëm efekte anësore të lehta në disa pjesëmarrës. Megjithatë, studimi nuk ka raportuar zyrtarisht efikasitetin e vaksinës kundër infektimit, në krahasim me shfaqjen e simptomave.

Ugur Sahin, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i BioNTech, beson se vaksina mund të zvogëlojë transmetimin me 50%. Në këtë fazë, ne gjithashtu nuk dimë sa do të zgjasë imuniteti për ata që vaksinohen me vaksinën Pfizer/BioNTech. Disa nga këto të dhëna do të bëhen publike vitin e ardhshëm.

Jo të gjithë do të vaksinohen menjëherë Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e vlerëson situatën e Covid në Europë si “të qëndrueshme”, “shqetësuese” ose “seriozisht shqetësuese”. Pra, është e qartë se zona dhe vende të ndryshme kanë rrezikshmëri të ndryshme, që do të thotë se izolimet do të vazhdojnë ende.

Testimi Shumë vende kërkojnë një test negativ në mënyrë që të të lejojnë të hysh në shtetin e tyre. Për shembull, Spanja kërkon një test negativ PCR të kryer jo më shumë se 72 orë para udhëtimit. Në mënyrë të ngjashme, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), që përcakton standardet për linjat ajrore, ka bërë thirrje për kryerjen e testit për Covid para nisjes.

Edhe pas vaksinimit, testimi do të jetë ende i rëndësishëm, pasi vaksina nuk garanton që një udhëtar nuk është i infektuar, ose nuk ka potencial të transmetojë sëmundjen.

Çertifikatat dhe pasaportat Shtetet dhe linjat ajrore mund t’u kërkojnë vizitorëve të kenë një certifikatë vaksinimi. IATA po zhvillon një “çertifikatë shëndeti” që do të ketë informacion për testimin dhe statusin e vaksinimit të individëve.

Në një konferencë virtuale në Copenhagen në fillim të dhjetorit, një ekspert mjekësor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u shpreh se OBSH nuk po u rekomandon shteteve që të lëshojnë “pasaportat e imunitetit” për ata që janë shëruar nga Covid-19, por po shqyrton mundësinë e përdorimit të certifikatave elektronike të vaksinimit. “Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe mund të punojmë me vendet anëtare drejt një certifikate elektronike të vaksinimit,” tha ai.

Në fillim të tetorit, OBSH njoftoi se në bashkëpunim me Estoninë, ka rënë dakord për të zhvilluar një certifikatë ndërkombëtare të vaksinimit, një kartë e verdhë elektronike, pjesë e programit COVAX, krijuar për të përshpejtuar dhe zhvilluar qasjen e barabartë ndaj vaksinave anti-Covid. Me gjasë, udhëtimet ndërkombëtare do të lejohen globalisht në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, pasi procesi i vaksinimit të jetë zhvilluar mjaftueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME