Categories Lajme

Kosovë, kapet personi që përgatiti për treg 50 mijë euro false

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, sot ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i parasë në bankënota të ndryshme 5, 10 dhe 20 euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se L. A. mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një printer së bashku me pesë euro të ngjitura në faqen printuese, 65 copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët, 202 copa letër A4 me nga 5 euro në të dy anët, 44 kartëmonedha nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, 74 kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, 160 kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara, një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar, foli me shenjë të sigurisë së parave dhe dy telefona mobilë. Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME