Categories Lajme

Kosovë, makinat nën ujë, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet. Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume. Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites. “Pritjet janë që sot nesër dhe të martën të ketë prapë intensitet të shirave më të dendur në Komunën e Gjilanit”, tha ai.

Sipas Hazirit, deri më tani dëmet nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha derisa ende nuk kanë shifër të përafërt monetare për këto dëme. Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së shtunë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Gëzim Ejupi, tha për Radion Evropa e Lirë se dëme më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë. “Ka pasur dëme të konsiderueshme në Skenderaj goxha shumë nga breshëri, në kultura bujqësore, po ashtu edhe në ekonomi familjare dhe disa çati të shtëpive janë rrëzuar”, tha ai.

Ndërkohë rreth 200 persona llogariten të kenë vdekur nga përmbytjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në disa vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME