Categories Lajme

Kosovë/ Ndërrojnë jetë tetë persona dhe 193 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 193 raste të reja me coronavirus dhe tetë persona kanë ndërruar jetë. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në deklaratën e tij për mediat është shprehur se në orët e fundit janë testuar 491 mostra, ku pozitive rezultojnë 193 raste dhe me tetë raste të vdekjes.

Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999. Drejtori i IKSHPK-së ka theksuar se ditëve të fundit kemi një ulje graduale të lakores epidemiologjike.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME