Categories Lajme

Kosovë, shifra të larta humbje jetësh në 24 orët e fundit

Me më së shumti raste aktive po prinë sërish Komuna e Prishtinës me 4 mijë e 606 raste, e pasuar nga Prizreni me 2 mijë e 362 raste, Ferizaj me 1 mijë e 645, Peja me 1 mijë e 600, Podujeva me 1 mijë e 313, Gjakova me 1 mijë e 186, Fushë Kosova me 1 mijë e 158 dhe Gjilani me 1 mijë e 87. Me më pak raste aktive me COVID-19 është Komuna e Hanit të Elezit me 138.

Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë numri i vdekjeve të qytetarëve si shkak i infektimit me koronavirus. Vetëm për një ditë, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 28 vdekje. I lartë po vazhdon të jetë edhe numri i rasteve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Shkak i situatës së krijuar institucionet shtetërore dhe ato shëndetësore po bëjnë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.  Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 935 mijë e 504 doza të vaksinës, kurse deri më sot më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME